Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi, 5 të arrestuar! 

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi, 5 të arrestuar! 

4783
SHPËRNDAJE

Zbardhet nga Prokuroria e Krimeve të Sigurisë së Atikës, vrasja e një 30-vjeçari shqiptar, identifikuar si Ermal Keramanaj. Vrasja ndodhi në orët e para të 24 majit 2023 në zonën e Omonias, në qendër të Athinës .

Për këtë rast është ngritur dosje për gjashtë persona (tre afganë, dy grekë dhe një shtetas Bangladesh), pesë prej të cilëve janë identifikuar dhe arrestuar, me urdhër arresti të lëshuar ndaj tyre.

Sipas të dhënave të hetimit policor, krimi është kryer për një arsye të parëndësishme dhe konflikt të çastit, konkretisht për një mosmarrëveshje mes viktimës, teksa hynte në një hotel me një vajzë dhe një nga autorët.

Policia bën me dije se ata shkëmbyen fjalë të rënda dhe më pas u përplasën fizikisht. Autorit i kanë shkuar në ndihmë pesë të pandehurit e tjerë dhe 30-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por ata e kanë ndjekur dhe e kanë rrahur pa mëshirë me thika, shkop e sende të tjera, për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

30-vjeçari u dërgua në spital ku më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Sipas policisë, si viktima ashtu edhe të gjithë autorët kanë angazhuar autoritetet për vjedhje, grabitje, armëmbajtje, mosbindje dhe vepra të tjera, por episodi nuk duket se ka lidhje me veprimtarinë e tyre.

Provat dhe të dhënat e mbledhura nga vendi i krimit, të kombinuara me deklaratat e dëshmitarëve, janë përdorur për të hetuar rastin.

S'KA KOMENTE