Paralajmërimi i Metës: Kushdo që tenton të prekë zgjedhjet e 14 majit...

Paralajmërimi i Metës: Kushdo që tenton të prekë zgjedhjet e 14 majit do të mbajë përgjegjësi

37
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se kushdo që tenton të prekë zgjedhjet e 14 majit do të mbajë përgjegjësi.

Deklaratën ai e bëri gjatë një konference për shtyp, pas një turi takimesh që zhvilloi në qytetin e Korçës.

I pyetur nëse e shqetëson fakti që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ketë një komisioner në KZAZ dhe numërues vetëm në gjysmën e vendit, Meta tha se “Ky është një proces që e ka marrë populli, që do të votojë pavarësisht përpjekjeve që bëhen për të  dekurajuar pjesëmarrjen në këtë zgjedhje. Populli do të votojë, do të numërojë, do të monitorojë. Të gjithë do të jemi para qendrave të votimit deri në momentin që do të numërohet edhe vota e fundit. Këto janë procese që i takojnë të kaluarës ku Rama trukonte ndeshjen. Do të jenë shumë të pashpresë ata që mendojnë se kjo pakicë uzurpatore mund të prekë edhe një votë të qytetarëve shqiptarë. Përgjegjësinë e kanë ata dhe po të jenë të zotë le ta mbajnë”.

S'KA KOMENTE