Vjen reagimi i parë i Fredi Belerit nga burgu i Fierit pasi...

Vjen reagimi i parë i Fredi Belerit nga burgu i Fierit pasi do kandidoje për eurodeputet me partinë e Mitsotakis

132
SHPËRNDAJE

Fredi Beleri bëri deklaratën e tij të parë, pas prezantimit të fletës së votimit të partisë “Demokracia e Re”, në të cilën është përfshirë. Beleri ka reaguar për median greke “Protothema.gr”.

“Kryebashkiaku zgjedhur i Himarës, i cili qëndron në paraburgim në Shqipëri, pa u lejuar të bëjë betimin, falenderoi Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e pandarë që i ofroi gjatë gjithë këtyre muajve,Beleri theksoi se “beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë.”

Gjithashtu, Beleri tha për median greke, se kjo është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa, dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane.

“Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë”.

Beleri, në aktivitetin e Demokracisë së Re është përfaqësuar nga vëllai i tij, Leonardo, ndërsa është duartrokitur nga të pranishmit në momentin e shpalljes së emrit.

S'KA KOMENTE