Vijojne perpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Pishporo 

Vijojne perpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Pishporo 

43
SHPËRNDAJE

Beteja per shuarjen e vatrave te zjarrit vijon edhe ne diten e 6-te , ne masivin pyjor te Pishporos dhe Darezezes ne Fier. Forcat operacionale kane qene ne terren deri ne mesnate pasi te favorizuara nga era e forte detare , te gjitha vatrat e zjarrit ne pyll jane aktivizuar duke u perhapur deri ne masivin pyjor te Darezezes ku flaket u afruan deri ne 300 metra prane zones se banuar dhe bizneseve qe operojne ne te. Dy mjete zjarrfikese kane vene nen kontroll kete vater zjarri te rrezikshme nderkohe qe pergjate gjithe nates zona eshte monitoruar nga sherbimet zjarrfikese. Sipas prefektit Lefter Shehaj , operacioni ka filluar ne oret e para te mengjesit te sotem ku ne terren po punojne 5 mjete zjarrfikese me 20 efektive, 40 efektive te forcave te armatosura , punonjes te adzm, forca mbeshtetese te bashkise dhe nje buldozer i Ministrise se Mbrojtjes. Vatrat e zjarrit aktualisht jane me intensitet te ulet per shkak te veses .

S'KA KOMENTE