Ulsi Manja jep urdhër: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të...

Ulsi Manja jep urdhër: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të lartë

190
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekjen Arben Lleshin dhe plagosi Indrin Shaqjan, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhër që të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më lartë.

Vetë ministri Manja është nisur në drejtim të burgut të Peqinit. Më herët Manja kishte urdhëruar për vendosjen në regjimin 41 bis të Sokol Mjacajt, një prej të dënuarve të përfshirë në ngjarjen e sotme.

Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar Ulsi Manja.

Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekal të Shkodrës. Ai është bërë sërish protagonist ditën e sotme kur ka vrarë një tjetër të burgosur dhe ka plagosur Indrit Shaqjan, i cili po ashtu vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Historiku i tre të dënuarve

Sokol Mjacaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015, me qëllim grabitjen. Sot u mësua se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kish urdhëruar vendosjen e Mjacajt në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Indrit Shaqja është dënuar për vrasjen dy të moshuarave mesnatën e shtatorit të 2014, ndërsa Mjacaj po vuan dënimin kapital për vrasjen e dy turistëve çekë me qëllimin për t’i grabitur.

Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012 në Southempton, por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

S'KA KOMENTE