Tymueset në Kuvend, Balla u kujton Kodin Penal deputetëve të opozitës: Deri...

Tymueset në Kuvend, Balla u kujton Kodin Penal deputetëve të opozitës: Deri në 5 vite burg

138
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve që u regjistruan sot në Kuvend. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla kujton Kodin Penal për deputetët e opozitës.

Balla shprehet se Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në 5 vite burg.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.

Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit!

S'KA KOMENTE