Bëri emisionin investigativ për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Report” rrëfen ngjarjen e pazakontë

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” që ka shkaktuar jo pa reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona” në Raiuno. Midis të tjerave, gazetari ka rrëfyer se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë.

Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku. I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai.

Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë. Sigfrido Ranucci thotë gjatë intervistës se nuk është penduar kurrë pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Prej asaj kohe, pra nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.

Mallakaster-Zaptoi token e nje shtetasi tjeter, ndiqet penalisht 59 vjecari

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 59 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Pranga 23 vjecarit ne Fier, kerkohej nga policia per vrasje dhe vjedhje me dhune

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.  


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

La dje qelinë se përfitoi nga amnistia, arrestohet nga policia në Vlorë Sokol Sinomati

Vetëm një ditë pasi la ambientet e burgut, pasi përfitoi nga amnistia penale, policia e Vlorës ka arrestuar sërish Sokol Sinomatin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit gjatë viteve 1997-1999.

Arrestimi i Sinomatin apo siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën Buzëderri është kryer për shkak të një dënimi me 12 vite burgim të dhënë nga drejtësia italiane për akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Sinomati u lirua nga burgu pas vuajtjes së pjesës më të madhe të dënimit për vrasjen e Elton Tatos në Vlorë. Disa muaj më parë Sinomatit i vranë me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij, të birin 18-vjeçarin Gëzim Sinomati, i cili po qëndronte në ballkon teksa pinte cigare.

Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.

Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Shkaktoi aksidentin me 5 viktima, përfiton nga amnistia dhe lë qelinë e reja pas afro dy vitesh

Rexhina Çelhaka është një nga të dënuarat e cila ka përfituar nga amnistia dhe ka lënë qelinë ditën e djeshme.

E reja është pritur nga i ati jashtë dyerve të burgut të grave pas afro dy vite e gjysmë, të cilit i është hedhur në krahë dhe ka shpërthyer në lot.

“O shpirti im, o jetë, mbaroi”, dëgjohet t’i thotë i ati.

Çelhaka u dënua me burg pasi u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit në Qafë Muzinë në afërsi të Gjirokastrës në gusht të 2021, ku si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një furgon, humbën jetën 5 persona.

Si ndodhi ngjarja?

Shoferja e Land Rover-it, Rexhina Çelhaka, 22-vjeç në atë kohë, nuk mendoi se shpejtësia me të cilën po lëvizte do të shkaktonte vdekjen e pesë personave në Qafë Muzinë.

Ngjarja ndodhi në gusht të 2021, teksa e reja po udhëtonte në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.

Çelhaka, po udhëtonte me një shpejtësi tej normave dhe është përplasur me mjetin tip furgon të linjës Tiranë-Sarandë, ndërsa furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Për pasojë gjetën vdekjen shoferi i linjës Tiranë-Sarandë, i identifikuar si Bardhi Proda 51-vjeç, dhe 4 pasagjerët, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re, Greta Kaberdini.

Vajzat të cilat udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’ gjithashtu shpëtuan pa lëndime serioze.

Përfundojnë në pranga dy shqiptarë në Greqi, kapen me droge

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi për posedimin e një sasie të madhe droge.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar dhe një 42-vjeçare, të cilët janë zbuluar falë kontrolleve në automjet nga autoritetet policore greke.

Sipas informacioneve të Cretapost, gjatë kontrollit në automjet dhe banesë, në zotërim të tyre është gjetur sasia më e madhe e hashashit e gjetur ndonjëherë në zonë.

Ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Interpol

Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

2 prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa 4 të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.

Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

✅U ekstraduan në Shqipëri:

-nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi D. H., 34 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R.;

-nga Greqia, shtetasi Leodin Rungo, 44 vjeç. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta 2 shtetas iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprimet e mëtejshme.

✅U ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:

Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011, e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008;

K. U., 31 vjeç, të cilit Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas, gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.

✅U ekstraduan nga Shqipëria në Kosovë, shtetasit kosovarë:

-R. S., 23 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”;

-B. S., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.

Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji

Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakastra do të kenë ndryshime në tarifën e furnizimit me ujë, si dhe të largimit të ujërave të ndotura nga 18 maji 2024.

Përjashtim bën vetëm Patosi, që sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit nuk do të ketë ndryshim, pasi këto tarifa janë edhe aktualisht më të larta se mesatarja e këtij rajoni. Vendimi i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) publikuar në QBZ tregon se rritja e tarifave për tre njësitë e tjera varion nga 15 në 20%

Aktualisht, për furnizimin me ujë, sot një familje në Fier apo Roskovec paguan 52 lekë/m3 , kurse një familje në Mallakastër 50 lekë/m3. Nga 18 maji, secila prej tyre do të paguaje 60 lekë për çdo m3 ujë.

Institucionet apo konsumatorët publikë paguajnë sot 105 lekë/m3 në Fier dhe Roskovec dhe 100 lekë/m3 në Mallakastër. Me tarifat e reja do të unikfikohen në 115 lekë/m3. Bizneset do të paguajnë 125 lekë /m3 ndërkohë që aktualisht paguajnë 125 lekë/m3 dhe 120 lekë /m3.

Lidhur me largimin e ujërave të ndotura tarifa e miratuar është 20 lekë/m3 për familjarët në katër njësitë ku Patosi nuk ka ndryshim pasi kaq është edhe aktualisht.

Për njësitë e tjera, rritja arrin deri në dyfishim pasi konsumatorët familjarë në Fier paguajnë 13 lekë/m3, në Roskovec 15 lekë m3 ujë të larguar dhe për Mallakastrën 10 lekë/m3 ujë.

“Ky vendim hyn në fuqi më datë 18.5.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026”m thuhet në vendimin e ERRU.

Aplikimi i ndërmarrjes së Fierit nuk është i vetmi që ka marrë miratim për rritje të tarifave gjatë këtij viti. Më herët janë miratuar tarifa të reja edhe për Lezhen ku nga data 5 prill tre bashki që furnizohen me ujë nga ndërmarrja e ujësjellësit të Lezhës kanë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje u rishikua me një rritje 12-50%.

Ndërkohë që edhe për Vloren në fillim të vitit u rishikuan çmimet e furnizimit me ujë ku familjet sot paguajnë tarifa 33 për qind më të larta sesa më parë. Rishikimi i tarifave për ndërmarrjet e reja që kanë dalë pas procesit të bashkimit është në vijim në një përpjekje për të nxjerrë sektorin nga situate e vështirë financiare si dhe nga borxhet e akumuluara në sektorin e energjisë./MONITOR/