SPAK sekuestron pasuritë e 4 vëllezërve

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e disa shtetasve që akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO sekuestron pasuritë 4 vëllezërve Hoxha në kuadër të një hetimi pasuror.

Subjektet e këtij hetimi vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.

SPAK njoftoi sot se, në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024, në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.

Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Subjektet e këtij hetimi pasuror, vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.

Gjithashtu subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, nipi i katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024 dhe nr. 11, datë 28.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetimin pasuror Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe të personave të lidhur me ta.

Në zbatim të urdhrave të ekzekutimit të datave 19.02.2024 dhe 28.02.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) Lekë;
Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3-katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2-katëshe (kati përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha;
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.);
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;
Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e legalizuar me leje legalizimi nr. 137 507, datë 15.11.2018;
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë-Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestrimi me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, dhe nr. 11, datë 28.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Fier/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 35 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 66 vjeç, banues në fshatin Qarr, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident me një mjet zetor me drejtues shtetasin P. M., 61 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi P. M. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi A. K., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Balla kritika te ashpra shërbimit zjarrfikës

Ministri i Brendshëm kërkoi ndërhyrje energjike e të shpejtë në nivel inspektues në Shërbimin Zjarrfikës, për të parandaluar ngjarje me pasoja në të ardhmen dhe ruajtur jetën e pronën e qytetarëve. “Në vitin 2023 janë kryer 3,498 inspektime dhe diferenca me masat administrative është shumë e madhe, janë vendosur vetëm 42 masa. Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje. Shoh dy mundësi, ose inspektimet janë selektive tek subjektet që nuk kanë probleme, ose janë kryer pa analizuar problemet reale”, nënvizoi ministri.

Ai theksoi rëndësinë kyçe të këtij shërbimi jetik për qytetarët.

“Nëse nuk bëhet inspektimi në një ndërtesë dhe aty ndodh një fatkeqësi, janë kushtet e shpërdorimit të detyrës”, u shpreh ai. Ministri apeloi për integritetin e inspektorëve të MZSh. Më tej, Balla kërkoi reformim total të Shërbimit Zjarrfikës, në nivelin inspektues në shkallë vendi. 

“Shërbimi zjarrfikës ka nevojë për uniformizim dhe përmirësim më të prekshëm si në Drejtorinë e Përgjithshme, e gjithashtu në nivel vendor”, deklaroi Balla, në një takim të mbajtur me drejtuesit e Shërbimit në 61 njësi vendore në Shqipëri. Ministri tha se duhet plotësuar baza e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve.

Sezoni turistik ka filluar dhe vera po afrohet si stinë, e kanë filluar problematikat e zjarreve. “Jemi të gjithë të mirëkuptuar se gjithçka thashë është një epikrizë jo e plotë e situatës. E di fare mirë që në një pjesë të bashkive nuk kemi flotën e duhur të mjeteve zjarrfikëseve, nuk janë punonjësit e duhur në disa njësi vendore të trajnuar në këtë shërbim, por drejtuesit vendorë duhet të kuptojnë se të punosh në këtë shërbim nuk është qokë, sepse rrezikon edhe vetë jetën e atij personi që është emëruar në atë detyrë që nuk ka njohuri”, deklaroi Balla. 

Ai foli për ndryshim të menjëhershëm të situatës, referuar të dhënave të ofruara nga inspektimet për këtë vit. “Nuk duhet të ketë asnjë objekt me intenstitet të madh publik si hotel, kinema, etj., pa u inspektuar”, tha ministri i Brendshëm, i cili në ditët e para të vitit ka firmosur një urdhër që detyron MZSH-në të kryejnë inspektime në çdo subjekt. “Shqipëria kampione e turizmit në Ballkan, kërkon edhe një shërbim zjarrfikës kampion”, nënvizoi Balla, duke thënë se nuk do ta ndalë angazhimin për përkujdesjen ndaj këtij Shërbimi.

Shqipëria, e 6 – ne Europe për aksidentet rrugore me vdekje

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat e mëparshme referojnë se numri i tyre është më i ulët se në Shqipëri.

Megjithatë një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.

Në 2022 u shënuan 164 humbje jete, që është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat (shiko grafikun: Të vrarë në aksidente rrugore, Shqipëria). Në krahasim me 2077-n, ku u shënua rekordi i viktimave, jetët e humbura janë përgjysmuar në 2022.

Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit.

Vdekjet nga aksidentet rrugore në BE u rritën me 4% në 2022

Sipas Eurostat, 20 653 persona humbën jetën nga aksidentet e trafikut rrugor në Bashkimin Europian gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2021 (19 917 viktima). Numri i viktimave është rritur për dy vite radhazi pas rënies së paprecedentë në vitin 2020 (18 833), vit ku kufizimet e COVID-19 prekën transportin e pasagjerëve.

Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.

Në vitin 2022, në BE kishte mesatarisht 46 viktima në trafikun rrugor për 1 milion banorë. Duke marrë në konsideratë popullsinë e çdo vendi të BE-së, shkalla më e ulët e vdekjeve në rrugë në vitin 2022 u regjistrua në Suedi (22 vdekje rrugore për 1 milion banorë), e ndjekur nga Danimarka (26) dhe Irlanda (31).

Ndërsa normat më të larta u regjistruan në Rumani (86 vdekje rrugore për milion banorë), e ndjekur nga Bullgaria (78) dhe Kroacia (71).

[ Vdekjet nga aksidentet rrugore për 1 milion banorë, 2022 ]

Albania

Romania

86

Bulgaria

78

Croatia

71

Greece

63

Portugal

60

Albania

59

Luxembourg

56

Hungary

55

Italy

54

Liechtenstein

51

Czechia

50

Malta

50

Poland

50

Slovakia

49

France

48

European Union – 27 countries (from 2020)

46

Belgium

46

Lithuania

43

Cyprus

41

Austria

41

Slovenia

40

Estonia

37

Spain

37

Netherlands

37

Finland

35

Germany

33

Ireland

31

Switzerland

28

Denmark

26

Iceland

24

Sweden

22

Norway

Makina e policise ne Fier perplaset me nje automjet tjeter

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotëm në Fier. Bëhet me dije se makina e Policisë eshte perlasur me nje mjet tjeter sic duket edhe nga pajmet ne foto Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi mes rrugës “Vasil Pecuke” dhe “Leon Rei”. Sakaq po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Biden merr vendimin: SHBA nuk do të jetë pjesë e sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zyrtarët e lartë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare, duke kërkuar të frenojnë rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit ndaj Izraelit, u kanë bërë me dije se aleatëve se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim sulmues kundër Iranit.

Në një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu të shtunën në mbrëmje, Biden u përpoq ta cilësonte ndalimin e pasojave të sulmit iranian nga Izraeli si një fitore të madhe, ndërsa shtoi se një kundërpërgjigje nga ana e Izraelit ishte e panevojshme. 

“Biden i tha kryeministrit izraelit në bisedën e tij telefonike se ai duhet ta konsideronte të shtunën një fitore, sepse sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësitë superiore ushtarake të Izraelit”, tha një zyrtar i lartë i administratës.

John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha të dielën se aftësia për të parandaluar dëmtimin e gjerë ishte një demonstrim i “epërsisë ushtarake” të Izraelit dhe provë se Irani nuk ishte “fuqia ushtarake që pretendon se është.

Fier-Procedohen 6 shtetas per vepra te ndryshme penale

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Cakran, E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Varibop, dhe I. B., 54 vjeç, banues në fshatin Çerven, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Mallakastër, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e dyqanit të një shtetaseje. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja S. B., (pronare e dyqanit), pasi si rrjedhojë e konfliktit ka goditur vëllain e shtetasit E. D..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 17-vjeçari bien në kontakt me rrymën dhe vdes

Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.