Shqipëria Në Vendin E 9 Në Botë Për Çmimin Më Të Lartë Të Naftës

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela më e...

Emigrantët, votohet marrëveshja në Itali/ Dhoma e deputetëve i jep dritën jeshile paktit Rama-Meloni

Me 189 vota pro dhe 126 vota kundër, Dhoma e ulet në Parlamentin ItaLian ka miratuar marreveshjen e firmosur mes kryeminIstrave Meloni dhe Rama per emigrantet. Rezoluta e propozuar nga mazhoranca dhe e miratuar nga deputetet angazhon qeverinë e këtij vendi të ndërmarre veprime për te zbatuar sa më shpejt marrëveshjen.

Paketat e telefonise celulare jane shtrenjtuar

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që këtë vit të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një...

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është përshpejtuar më shumë ditën e sotme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 103.2 lekë, në rënie me 0.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në muaj, Euro ka humbur afërsisht 2.5 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase dhe aktualisht ndodhet në nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.

Reagon Delegacioni i BE-së në Shqipëri per tensionet ne Kuvend

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në Kuvend. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, BE rikujton misionin e parlamentit, në funksion të rolit të tij. Mes të tjerash BE thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës. Reagimi i BEPas zhvillimeve të fundit në...

Fieraket kane nisur prenotimet per te kaluar jashte vendit ,festat e fund vitit

Fieraket kane nisur te prenotojne per te kaluar festat e nentorit , krishtlindjet dhe vitin e ri jashte vendit .Prenotimet e kesaj periidhe jane me te larta nga e njejta periudhe e vitit te kaluar Fieraket kane nisur te mendojne per festat e nentorit, krishlindjeve dhe vitin e ri Prenotimet dhe destinacionet e kesaj...

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Informacion paraprak Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Vijojnë punimet në Aeroportin e Vlorës mes kundërshtimeve nga mbrojtës të mjedisit

Dy vjet, pas nëntorit të vitit 2021, kur filloi ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, punimet po vijojnë me ritëm të lartë në ngritjen e godinave të shërbimit, ndërsa dy pistat ku do të ulen avionët kanë përfunduar. Këtë vit ka nisur ndërtimi i segmentit nga rruga kombëtare Fier-Vlorë drejt aeroportit dhe qeveria ka miratuar...