Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Fier

Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Fier

115
SHPËRNDAJE

Pas një dite me vatra paralele të shumta zjarri në bashkinë Fier dhe në zonën e Marglliçit në Patos, mëngjesin e sotëm të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar.

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan nuk ka më asnjë vatër aktive, ndërkohë që edhe në Marglliç ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnja , kompanisë Alppetrol, Vlora dhe Berati, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, dhe forca të ushtrisë kanë luftuar përgjatë gjithë natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës zjarri është fikur.

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore. Pas kësaj pritet të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies.

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse të cilat me përparësi kanë parë vatrat më problematike.

S'KA KOMENTE