Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, zbulohet arsyeja

Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, zbulohet arsyeja

223
SHPËRNDAJE

Është shtyrë për më datë 4 korrik seanca sa i takon inceneratorit të Fierit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë pasi 12 të pandehurit nuk ishin ende gati sa i takon mbrojtjes së tyre.

Ditën e sotme u bë mbrojtja e ish deputetit të PS Alqi Bllako, Florian Muça dhe Azem Shaterri.

Më herët gjatë seancës në GJKKO palët janë përballur dhe kanë pasur debate për ndryshimin e akuzave të SPAK.

Avokatët e Alqi Bllakos e konsideruan ndryshimin si ekstraligjor dhe në kundërshtim me të gjitha parashikimet ligjore. Vetë Bllako tha se kjo ishte vijim i një hakmarrje ndaj tij, i cili po ndjek nga afër seancën në GJKKO.

S'KA KOMENTE