Shtohen paratë që sjellin emigrantët

Shtohen paratë që sjellin emigrantët

137
SHPËRNDAJE

Banka e Shqipërisë raporton se në 3 muajt e parë të vitit të ardhurat nga emigrantët shënuan nivelin më të lartë që nga viti 2008. Sipas këtij institucioni në 3 muajt e parë të këtij viti emigrantët dërguan në shtëpi 214 milionë euro.

Të ardhurat dytësore u vlerësuan në 271 milionë euro. Rreth 79% e të ardhurave dytësore përfaqësohet nga “të ardhurat nga emigrantët”. Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 214 milionë euro, në rritje vjetore (16%). Gjatë periudhës është vërejtur rritje jo vetëm e kanaleve formale (sistem bankar), por edhe e prurjeve në cash.Fluksi hyrës neto i llogarisë financiare (pa përfshirë mjetet e rezervës) shënoi 148 milionë euro, krahasimisht me 183 milionë euro të regjistruara në të njëjtën periudhë në 2022.

Gjatë tremujorit të parë 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve (në masën 21%), ndërmjetësimit financiar (në masën 14%), pasuri të paluajtshme (në masën 14%), si dhe energjitikës (në masën 12%). Në të njëjtën kohë, zotërimet tona jashtë – mjetet financiare në formën e investimeve direkte jashtë u zgjeruan me 45 milionë euro, ose 13 milionë euro më shumë referuar të njëjtës periudhë një vit më parë.

Gjatë tremujorit të parë 2023, transaksionet korrente u zgjeruan me rreth 18% në terma vjetorë, në një nivel prej rreth 4,424 milionë euro. Deficiti i llogarisë korrente vlerësohet në 135 milionë euro, në përmirësim me rreth 46% në terma vjetorë. Përmirësimi i deficitit korrent në masë të konsiderueshme u diktua nga zgjerimi i suficitit tregtar në shërbime dhe zgjerimi i balancës pozitive të të ardhurave dytësore, faktorë të cilët kompensuan zgjerimin e balancës negative.

S'KA KOMENTE