Per here te pare ne FIER nje kandidate grua per Drejtimin e...

Per here te pare ne FIER nje kandidate grua per Drejtimin e Bashkise , mesazhi i saj drejtuar komunitetit dhe demokrateve

528
SHPËRNDAJE

Eriselda  Zotaj Celaj eshte zyrtarisht në garë për Kryetare në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, Kandidate e Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Fier.  

Eriselda Zotaj Çelaj vjen nga një familje demokrate e respektuar me një traditë të pasur qytetare. Ajo është një nënë e martuar me dy fëmijë.

Zotaj Çelaj ka fituar titullin universitar në “Kontabilitet dhe Financa” në Fakultetin e Shkencave Shoqërore 

Ajo nisi karrierën e saj politike si anëtare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në vitin 2003 dhe më vonë u bashkua me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku aktualisht shërben si kryetare e degës lokale dhe anëtare e kryesisë se deges, dhe aktualisht Kandidate për Kryetare Bashkie.

Mesazhi  i saj drejtuar zgjedhesve 

 Pjesëmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas!

-Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier.

– Ndaj, ftoj:

– Çdo bashkëqytetarë, që të më bashkohet në rrugëtimin tim, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë e Fierit ta kthejmë në shtëpinë e gjithësecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky Institucion.

– Çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur me kundështarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm: 

Fitoren e Kryetarit të Bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë.

-Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike !

-Ta lëmë pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjmë BLU Bashkinë

 PËR FIERIN, PËR SHTËPINË TONË!

S'KA KOMENTE