Shpërndarja e parave në bujqësi , blegtoria merr 72 % të...

Shpërndarja e parave në bujqësi , blegtoria merr 72 % të fondit

125
SHPËRNDAJE

13.2014 fermerë kanë përfituar vitin e kaluar nga masat e mbështetës në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023, apo e thënë ndryshe 95 për qind e aplikantëve.

Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2023, bëhet me dije se për herë të parë, të gjitha aplikimet e rregullta kanë përfituar dhe janë disbursuar 100%.  Kjo për shkak se pati një rritje të ndjeshme të fondeve për masat e mbështetjes, që arriti në rreth 5.1 miliardë lekë në total, nga 3.3 miliardë të planifikuar në fillim të vitit, nga të cilat 2.7 miliard lekë për skemat kombëtare.

Por kush përfitoi më shumë nga këto skemë? Sipas raportit, disbursimi më i madh i fondeve ishte tek masa nr. 2, “Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar, krerë/dele/dhi” me rreth 46% të fondit të disbursuar, ndjekur nga masa nr 1 “Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar, krerë/lopë”, me rreth 26%. Më pas renditet masa Nr. 3 “Mbështetja për mbarështimin e bletarisë”, me rreth 15%, si dhe  masa Nr. 4 “Mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera”, me rreth  12.6% të fondit të disbursuar. Po ashtu në këto masa ka qenë dhe numri më i lartë i aplikimeve dhe përfituesve.

Sa i takon hartës së shpërndarjes së këtyre fondeve, qarqet me numrin më të lartë të përfituesve dhe disbursimit  kanë qenë Vlora me rreth 20.2% të fondit total të disbursuar, Fieri me 15.3% të fondit,  Korça me 13%, Gjirokastra me 12.6%, Berati me 9.6% të fondit të disbursuar, etj. Qarku me përfitimin më të ulët të fondit është Lezha me rreth 2.4% të fondit. Po kështu, numri më i lartë i aplikimeve në masën e mbështetjes për blegtorinë ka qenë në qarkun e Vlorës, ndjekur nga qarku Korçës, Fierit dhe Gjirokastrës.

Numri i përfituesve gra nga skema mbështetëse ka qenë rreth 15.7% e numrit total të përfituesve, përqindje e cila ka ardhur gjithnjë e në rritje, kjo si rezultat i ndërgjegjësimit të grave, përmes strukturave të ekstensionit bujqësor, transferimit të njohurive, takimeve informuese, etj.


SCAN

S'KA KOMENTE