Beleri u la në burg nga GJKKO, reagon Athina

Beleri u la në burg nga GJKKO, reagon Athina

193
SHPËRNDAJE

GJKKO la në burg Fredi Belerin. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Jashtme greke.

Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

S'KA KOMENTE