Sherr mes të rinjve , përfundon në spital 16-vjeçari

Sherr mes të rinjve , përfundon në spital 16-vjeçari

389
SHPËRNDAJE

Një konflikt i çastit ka ndodhur mes disa të rinjve në lagjen “Ali Dem” në Tiranë.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i lënduar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

S'KA KOMENTE