Sherr mes 2 adoleshentëve,plagoset me mjet prerës 15-vjeçari

Sherr mes 2 adoleshentëve,plagoset me mjet prerës 15-vjeçari

185
SHPËRNDAJE

Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr këtë të enjte në Tiranë. Si pasojë njëri prej tyre, 15-vjeçari ka mbetur i plagosur pas konfliktit në rrugën “Bedri Karapici”. Policia njoftoi se ai është dërguar në spital ku ndodhet, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.Në lidhje me këtë çështje është shoqëruar në polici autori i dyshuar 16 vjeç së bashku me prindërit. Ende nuk dihen rrethanat e këtij konflikti që çoi në plagosjen e të miturit.

S'KA KOMENTE