Rreth 20 familje të prekura nga zjarri, do të akomodohen në konviktet...

Rreth 20 familje të prekura nga zjarri, do të akomodohen në konviktet e qytetit dhe banesa me qira

36
SHPËRNDAJE

Në kompleksin Metropol Center në Lushnje, që u përfshi nga zjarri mesditën e së hënës, janë 90 apartamente, ku pjesa më e madhe e tyre janë familje emigrantësh. Gazetari Ervin Leka raporton se aktualisht janë rreth 20 familje që jetojnë në këto apartamente, të cilët janë strehuar tek të afërmit.

Sipas kryetares së bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa ata do të akomodohen tek konviktet e qytetit që po bëhen gati për të pritur banorët, banesat e të cilëve janë dëmtuar. Siç shtoi kryebashkiakja, do të merren gjithashtu edhe banesa me qira, që do të paguhen nga bashkia e Lushnjes.

“Është në objekt për të fikur vatrat e fundit që të mos kemi rindezje. Të gjithë familjet e evakuuara, pasi morën shërbimin mjekësor, pas orës 1, janë larguar tek të afërmit. Stafi i bashkisë po kontakton me çdo familje që do të kenë nevojë për akomodim. Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike. Në rast nevoje do të marrim edhe banesa me qira, pagesat do t’i paguajë bashkia.”, tha kryebashkiakja.

S'KA KOMENTE