Rindizet zjarri ne Peshtan te Fierit

Rindizet zjarri ne Peshtan te Fierit

230
SHPËRNDAJE

Rindizet zjarri ne pyllin me pisha e dushqe në Peshtan. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe influencuar nga era

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

Drejtori i zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata eshtë shume e veshtire. Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.
Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do dali në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimishtë priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

S'KA KOMENTE