Reagon Pacolli pas arrestimit të Naim Murselit për vrasjen e bashkëshortes së...

Reagon Pacolli pas arrestimit të Naim Murselit për vrasjen e bashkëshortes së tij 

1446
SHPËRNDAJE

Pas lajmit se është arrestuar Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij Liridonës, ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli, këshilltar i të cilit ishte Naim Murseli, derisa kreu i AKR-së ishte president i vendit, e ka cilësuar të pabesueshëm dhe të trishtueshëm kryerjen e aktit kriminal.

“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”, ka shkruar ai./TELEGRAFI

S'KA KOMENTE