Pronat e konfiskuara, rrezikohen t’i kthehen sërish krimit! 

Pronat e konfiskuara, rrezikohen t’i kthehen sërish krimit! 

288
SHPËRNDAJE

KLSH ka publikuar raportin e auditit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiksuara ku janë evidentuar disa shkelje.

Në raport thuhet se Agjencia është e ekspozuar më së shumti ndaj riskut të administrimit të pasurive të konfiskuara sipas nenit 36 të Kodit Penal, si produkte të rrjedhura nga vepra penale por me ndryshimin që këto pasuri konfiskohen vetëm pasi kemi një vendim penal të formës së prerë, ku personi të jetë deklaruar fajtore.

Kështu përvec shpenzimeve që mbart vetë proçesi i administrimit, është i lartë dhe risku i kthimit të këtyre pasurive shoqëruar dhe me padi gjyqësore për fitimin e munguar gjatë periudhës së administrimit nga AASPK.

“AASPK përveç mangësive të identifikuara më sipër dhe të trajtuara në Raportin e Auditimit (të cilat nuk janë materiale dhe jo të përhapura ), menaxhimi financiar dhe sistemi i kontrollit brendshëm në AAPSK-së nuk ka funksionuar si duhet, pasi punonjësit nuk kanë njohuri të plota mbi ligjin dhe për pasojë, drejtuesit nuk kanë mundur të bëjnë siç duhet vlerësimin e efektivitetit të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit në këtë institucion i cili të jetë efektiv për të garantuar përputhshmërinë me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë aktivitetin e institucionit”- thuhet më tej.

KLSH rekomandon në raport që kryeadministratori i agjencisë të shkarkohet nga Shërbimi Civil.

“Gjetje nga auditimi, në zbatimin të Menaxhimit Financar dhe Kontrollit: a.Menaxhimi financiar dhe sistemi i kontrollit brendshëm në AAPSKsë nuk ka funksionuar si duhet, pasi punonjësit nuk kanë njohuri të plota mbi ligjin dhe për pasojë, drejtuesit nuk kanë mundur të bëjnë siç duhet vlerësimin e efektivitetit të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit në këtë institucion. b.Për vitin 2016-2017, është hartuar dhe miratuar Deklarata e Misionit të AAPSKsë, por nuk ka një Strategji të plotë, e cila të përmbajë objektivat strategjike, prioritetet e institucionit dhe planet e veprimit, për arritjen e qëllimeve strategjike, me persona konkretë përgjegjës për realizimin e tyre. c. Megjithëse janë hartuar gjurmët e auditimit të detajuara për procedurat kryesore, bazuar në gjurmët standarde të emërtuara nga Ministria e Financave, nuk ka miratim nga Ministria e Financës dhe arkivim të kësaj gjurme. d. Për vitin 2016 është hartuar rregjistri i riskut, dhe adresimi i personave përgjegjës për çdo risk, i është ngarkuar kryeadministratorit, por pa e përditësuar në vazhdimësi dhe pa i ndarë risqet e përgjegjësitë. Nuk janë përmbushur detyrimet në kuadër të përgjegjshmërisë menaxheriale, për identifikimin dhe krijimin e Regjistrit të Risqeve për vitin 2017, monitorimin e kontrolleve të risqeve, që vënë në rrezik arritjen e objektivave, pra nuk është hartuar një regjistër i identifikimit dhe kontrollit të rrisqeve dhe adresimi i personave përgjegjës për çdo risk, i cili duhet të plotësohet, përditësohet në vazhdimësi, si dhe të dërgohet ky regjistër në Ministrinë e Financave, konform përcaktimeve të kreut III “Identifikimi i risqeve” të Manualit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin. e.Nuk ekziston një protokoll i brendshëm për korespondencat midis strukturave lart-poshtë e paralel, apo raportimet e kryera në nivelin e lartë të strukturave. Mos kryerja e këtyre veprimeve përbëjnë risk në këtë instutucion, pasi nuk lihen gjurmë për auditimin e veprimtarisë të nëpunësve të saj. f.Në këtë institucion është miratuar Rregullorja e Brendshme, e cila në përgjithësi parashikon raportet punëdhënës-punëmarrës dhe midis vetë punëmarrësve, është hartuar Kodin e Etikës, por kamangësi në ndarjen e detyrave të punëdhënës-punëmarrës dhe midis vetë punëmarrësve”- thuhet ndër të tjera në raport.

S'KA KOMENTE