Prangoset 52 vjecari ne Fier per kultivim te bimeve narkotike

Prangoset 52 vjecari ne Fier per kultivim te bimeve narkotike

1477
SHPËRNDAJE

Fier/Finalizohet operacioni policor anticannabis i koduar “Kafaraj”.

Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime te metejshme

S'KA KOMENTE