Prangoset 50 vjecari ne Fier, kapet me 3100 fara kanabis per shitje...

Prangoset 50 vjecari ne Fier, kapet me 3100 fara kanabis per shitje dhe kultivim

1040
SHPËRNDAJE

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Implikimi”.

Posedonte 3100 fara cannabisi, me qëllim kultivimin dhe shitjen, si dhe kishte kultivuar disa bimë narkotike, në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Procedohet në gjendje të lirë një 24-vjeçar (nipi i të arrestuarit) që kundështoi punonjësit e Policisë, për arrestimin e 50-vjeçarit.

Sekuestrohen farat narkotike dhe asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike.

Në vijim të punës policore intensive, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë siguruar informacion se një shtetas kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në territorin përreth banesës së tij.

Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Implikimi”, në kuadër të të cilit janë ushtruar kontrolle në këtë banesë, në pronësi të shtetasit Z. M., në fshatin Kreshpan. Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 3100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat shtetasi Z. M. i kishte kultivuar në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, me qëllim fshehjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Z. M., 50 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 24 vjeç (nipi i shtetasit Z. M.), pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, teksa kryenin veprimet procedurale për arrestimin e 50-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE