Perimet nga Patosi drejt Spanjës- Fermeri tregon punën në sera dhe kërkesat...

Perimet nga Patosi drejt Spanjës- Fermeri tregon punën në sera dhe kërkesat për produkt të sigurt

852
SHPËRNDAJE

Pas një viti të mbarë në prodhimin e perimeve në sera fermeri 64 vjeçar ,Agron Doko ka nisur sezonin e mbjelljeve të reja . Në një sipërfaqe prej 1,5 ha sera në Zharrëz të Patosit, ai ka nisur mbjelljen e kulturës së domates, lakrës dhe sallatës sipas kërkesave të tregut.

“Deri tani kemi mbjellë domate trangull sezoni që kaloi bëmë kontratën me Spanjën”, tha Agron Doko.

I gjithë prodhimi që do përftohet nga këto sera kanë treg të sigurt, sikundër pohon fermeri. Për gati 3 vjet Doko ka investuar ne serat e reja dhe moderne fale përfitimit nga skemat subvencionuese nga qeveria shqiptare, duke rritur ndjeshëm rendimentin. Vetëm në këtë vit ai ka eksportuar në Spanjë ,150 tonë spec.

Kërkesa që adreson ndaj shtetit është ndalja e futje në treg të pesticideve të ndaluara nga komunitetit evropian.

Sipas statistikave të Drejtorisë së bujqësisë në zonën e Patosit , prodhimi në total për këtë vit llogaritet në  4630 ton perime,  ku gati 60% ka shkuar për eksport.

S'KA KOMENTE