Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, gjykata lë në burg 2 prej të...

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, gjykata lë në burg 2 prej të akuzuarve

120
SHPËRNDAJE

Gjykata e  Vlorës ka lënë në burg 2 prej 4 të akuzuarve në lidhje me përdhunimin e një 26-vjeçareje në qytetin  e Vlorës.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku A. C. dhe O. T, tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe shtetasi V.K, të dy të shpallur në kërkim, detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e Faxneës Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin. “Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Deliaj është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi

S'KA KOMENTE