19-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Traumës

19-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Traumës

226
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një resorti për pushime.

Uniformat blu bëjnë ëme dije se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE