Nesër gjykohet incineratori i Fierit nga GJYKATA E POSACME

Nesër gjykohet incineratori i Fierit nga GJYKATA E POSACME

269
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykimin e dosjes së incineratorit të Elbasanit me 10 persona të pandehur.

Por çfarë pritet të ndodhë tanimë me një vendim të tillë?  

Elton Qyno në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja tha se “Nesër do të gjykohet incineratori i Fierit” dhe së shpejti do të “çelet seanca gjyqësore dhe do të kemi një gjyq maraton sa i përket zhvillimit të tij duke u diskutuar çdo provë e dëshmi, pastaj do të jetë verdikti përfundimtar i gjykatës”.

Elton Qyno: Pritej ky vendim, siç pritet dhe nesër një vendim tjetër që do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ku radhën për tu gjykuar e ka incineratori i Fierit. Siç ndodhi sot do të ndodhë dhe nëser , ku gjykata do të vendosë kalimin e të pandehurve në Gjykatën Gjyqësore. Është një çështje që ka nisur prej dy vitesh. SPAK  ka dhënë një rezime për veprimet hetimore. Të pandehurit e kanë kundërshtuar veprimin e Prokurorisë. Të pandehurit kanë kërkuar dhe bashkimin e incineratorit të Fierit e të Elbasanit por u refuzua. Zyrtarët e përfshirë, ndër to dhe Lefter Koka vendosi ti kalojë dosjen e tyre në seancë gjyqësore. Shumë shpejt do të çelet seanca gjyqësore dhe do të kemi një gjyq maraton sa i përket zhvillimit të tij duke u diskutuar çdo provë e dëshmi, pastaj do të jetë verdikti përfundimtar i gjykatës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal. 

S'KA KOMENTE