Nusja “lahet me flori” ne dasem-I vendosin në qafë 4 kg ar,...

Nusja “lahet me flori” ne dasem-I vendosin në qafë 4 kg ar, dhëndri “mbulohet” me 216 mijë euro

413
SHPËRNDAJE

E sigurt është se një çift i porsamartuar i një fisi të madh në Turqi  nuk ka arsye të shqetësohet për jetesën e tyre, pasi të afërmit janë kujdesur për zgjidhjen e problemit financiar.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, nusja “u la me flori” teksa mori 4 kilogramë ar në bizhuteri që sipas traditës ia vendosin në qafë. Nga ana tjetër, dhëndri mori mbi 216 mijë € cash.

Për të kuptuar se sa shumë para ishin, mjafton për të thënë se u punësuan 10 persona për të numëruar të gjithë shumën që kishin lënë të ftuarit në 2 ditë festime. 

Në median turke “SHOW TV” thuhet: Në qytetin e Vanit u zhvillua një dasmë legjendare e një fisi të madh. Dasma zgjati dy ditë e dy net. Atyre iu dha një pasuri e tërë. Në ceremoninë e dhënies së dhuratave, dhëndrit iu dhanë 6 milionë lira turke, ndërsa nuses 4 kilogramë ar. Pas ceremonisë së dhuratave, ishte koha për të numëruar paratë. Dhjetë njerëz u mblodhën në një tryezë. Pas orëve numërim, u bë e ditur se dhëndrit iu dhanë 6 milionë lira dhe nuses 4 kilogramë ar.

S'KA KOMENTE