Goditet me thikë polici . 28 vjeçari në gjendje kritike për jetën

Goditet me thikë polici . 28 vjeçari në gjendje kritike për jetën

481
SHPËRNDAJE

Një punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt mes disa personave në Himarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së martës pranë kthesës së fshatit Pilur.

28 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë.

Por në momentin që ka ndërhyrë, një 60 vjeçar e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.Në ndjekje të tij janë vënë policia e Himarës, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për  dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjej

S'KA KOMENTE