Ndërron jetë një 25-vjeçar, plagosen dy të tjerë ne nje aksident ne...

Ndërron jetë një 25-vjeçar, plagosen dy të tjerë ne nje aksident ne Bulqize

177
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë, ku për pasojë ndërroi jetë një 25-vjeçar dhe dy të tjerë u plagosën.

Ne foto shihet se të dyja automjetet e përfshira në aksident janë shkaterruar, teksa përplasja ka qenë e fortë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Viktima është identifikuar si Esmerald Nika

Ndërkaq, dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë

S'KA KOMENTE