Mbytet një anije mallrash në Greqi

Mbytet një anije mallrash në Greqi

433
SHPËRNDAJE

Transportonte kripë u mbyt në zonën detare 4.5 milje detare në jugperëndim të Lesvos .

Anija me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Decelia e Egjiptit e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Kostandinopojës .
Informacioni i protothema.gr bën me dije se pas orës 7 të mëngjesit ka deklaruar një defekt mekanik, në orën 8.20 ka lëshuar sinjal majday ku ka deklaruar edhe një pjerrësi dhe më pas ka humbur vendndodhja nga radarët.

Në vendngjarje ndodhen tashmë pesë anije mallrash, ndërsa po kalojnë tre anije të portit, një helikopter i forcës ajrore dhe marinës. Paralelisht është aktivizuar edhe një fregatë e marinës.

Deri më tani është gjetur vetëm një marinar dhe trupi i tij është marrë nga një helikopter i marinës.

Kushtet e motit në këtë zonë janë të vështira, me erëra 8 beauforte dhe dallgëzime deri në 3 metra të larta. 

Anëtarët e ekuipazhit përfshijnë dy shtetas sirianë, një indian dhe 11 egjiptianë. Kompania që zotëron anije është e vendosur në Liban.

S'KA KOMENTE