Mbyllen dyqanet CONAD në Shqipëri!

Mbyllen dyqanet CONAD në Shqipëri!

2929
SHPËRNDAJE

Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre.

Pronatyra Treg nga 2009 dhe FOOD & HEALTH–ALBANIA që nga 2012  kanë patur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit të tyre përmes markës Conad, në bashkëpunim me kompaninë Conad Albania.

Conad një nga markat e para Italiane të rrjetit modern të supermarketeve, ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 2008 . Në atë kohë shumë prej nesh nuk e kishim hasur një qasje të tillë për blerjet tona, kështu që për rrjedhojë investimi i tyre në vendin tonë u pa si një e mirë që I kishte ardhur koha por edhe i nevojitej  Shqipërisë.

Kompania Italiane në vitin 2010 u përpoq ta rriste prezencën e saj me qëllim zgjerimin ne treg, duke i shtuar dyqaneve Conad edhe një tjetër markë që ishte në pronësinë e tyre por që kishte  çmime të lira, Todis . U duk sikur planet u thurën të mirëmenduara dhe suksesi ishte i  garantuar.

Çfarë ndodhi në të vërtetë është ajo që na rezulton sot, dyqanet Conad u tkurrën ndër vite dhe në 2023 numërohen  rreth 25 supermarkete më pak .

TODIS me 10 dyqane u mbyll përfundimisht, duke dështuar që të pranohej nga konsumatori Shqiptar.

Një histori kjo (të paktën deri më tani) aspak e krahasueshme me madhështinë e suksesit të Conad në vendin e vet, Italinë , ku është edhe një nga rrjetet e para për raportin kualitet-çmim , një parameter ky shumë lehtë I gjykueshëm nga klientët.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga drejtuesit  e Conad Albania , kompania që edhe bën politikat tregtare duke pasur të drejtën e përdorimit të markës Conad në Shqipëri, për t’i pyetur më gjerë për shkaqet e mbylljes së një pjese të mire të rrjetit të supermarketeve tyre.

Mos ndoshta shtrenjtësia e çmimeve që ata vendosin gati të papërballueshme për Shqiptarët , mos ndoshta inflacioni i rritur i këtij viti të vështirë , mos ndoshta mosmarrëveshje midis tyre, këtë do duhet ta imagjinojmë të dashur lexues.

Fakt është që sot Conad në Shqipëri  ka probleme.

S'KA KOMENTE