Mbi 20 fëmijë përfundojnë me helmim në spitalin e Vlorës

Mbi 20 fëmijë përfundojnë me helmim në spitalin e Vlorës

46
SHPËRNDAJE

Mbi 20 turistë kanë mbërritur në spitalin e Vlorës. Mësohet se turistët janë fëmijë rreth moshës 15 vjeç, të gjithë nga Polonia.

Nga informacionet paraprake , dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.

Mjekët bëjnë me dije se fëmijët janë nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike. Sipas tyre pritet përgjigjja e analizave për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një helmim si pasojë e konsumimit të ndonjë ushqimi apo nga ekspozimi i gjatë në diell.

Sakaq, 6 prej tyre ndodhen në repartin e pediatrisë, ndërsa të gjitha janë në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE