Në Mallakastër,demtohen nga persona te paidentifikuar varrezat publike

Në Mallakastër,demtohen nga persona te paidentifikuar varrezat publike

641
SHPËRNDAJE

Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishovë në Bashkinë e Mallakastrës dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësues për banorët e zonës.

Banorët tregojnë se në periudha të ndryshme kohore fotografitë dhe qivuret e të ndjerëve thyhen  e dëmtohen, ndërsa theksojnë se problemin e kanë denoncuar në polici e madje çështja e tyre ka përfunduar deri në prokurori, por vijon të mbetet e pazgjidhur.

Qytetari: Dëmtimet, nuk i mbaj mend saktësisht. Por ka rreth 4-5 vite. Mua më janë dëmtuar 4 herë. Brenda 3 muajsh, janë thyer fotografitë dy herë. Kemi bërë ankesë në Policinë e Shtetit, e ka rekomanduar në Prokurorinë e Fierit dhe kam qenë dëshmitar. Më kanë pyetur nëse kam dyshime, por e kam mohuar.

Shefi i Mallakastrës, më ka thënë që është një fshatar me probleme mendore edhe më ka thënë se i ka deklaruar shefit që i ka thyer ai.

Nga ana ekonomike, nuk e qaj, 500-600 mijë të vjetra.

Kam ardhur para 20 ditëve, shikoj fotografitë e dëmtuara. Nga ana morale, shpirtërore, është e rëndë. Zgjidhja është nëse policia e shtetit, që ka detyrime ndaj rendit. Duhet të ketë një zgjidhje për ne.

Banorët thonë se me shumë e 50% të varreve janë dëmtuar teksa theksojnë se dëmi monetar është i papërfillshëm kundrejt atij shpirtëror.

Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzëri zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçar.

Qytetari tjetër: Kjo punë ka 4-5 vjet. Një pjesë i kanë rregulluar një pjesë i kanë lënë dhe ato që i kanë rregulluar i kanë thyer prapë. Thyejnë vetëm pllakat, fotografitë, se për të vjedhur nuk kanë çfarë të vjedhin.

Të jetë ndonjë me probleme nuk ma merr mendja. Njeri i keq, s’kam ça them.

Këta e kanë mbyllur hesapin e tyre, nuk të bëjnë asgjë, kanë marrë nga një metër vend, tani as nuk kërkojnë gjë, as nuk sulmojnë njeri, as vjedhin. T’i lënë rehat.

E kemi denoncuar këtë rast. Asgjë nuk është bërë, erdhi një herë policia dhe u mbyll me aq.

Nuk kanë gjetur asgjë deri tani.

Qytetarët nuk përmendin ndonjë person për të cilin mund të dyshojnë, por kërkojnë ndihmën e autoriteteve të bëjnë të mundur zgjidhjen e këtij problemi. A mund të shihet si një pistë hetimi edhe shkatërrimi për arsye komerciale, duke qenë se janë disa varre të cilat dhunohet herë pas here?

Një nga qytetarët e tjerë: Para 7 viteve, më është thyer varri i babait dhe i nënës. Për herë të tretë!

Kam shkuar ta denoncojë, kërkoja ekspertizën me lekët e mia. Jo se jam parali, por për eshtrat e babait jam i detyruar. Për herë të katërt, i ka riparuar vëllai. Për herë të fundit, kanë thyer fotografitë.

Po të dyshoja për ndonjë, nuk shkoja e denoncoja, por e rregulloja vetë.

I thyejnë për inat. X-i ka qenë brigadier, njëri sekretar…

Nuk dyshoj dot, se nëse do ishte ashtu e merrja hakun vetë. Themi qeveri, por qeveri nuk ka.

S'KA KOMENTE