Zbardhet dosja e plotë për Ahmetajn, njohja me Mërtirin prej 2008-s, dalin...

Zbardhet dosja e plotë për Ahmetajn, njohja me Mërtirin prej 2008-s, dalin pamje filmike të të dyve

126
SHPËRNDAJE

DOSJA E PLOTË:

Në vijueshmëri të hetimeve, janë administruar prova që mbështesin më së miri, vërtetësinë e faktit se, personi nën hetim Arben Ahmetaj ka pasur prej kohësh marrëdhënie shoqërore por edhe biznesi të përbashkëta, me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Martiri.

Fillimisht gjejmë me vend të parashtrojmë një profil të personit nën hetim Arben Ahmetaj, si i përfshirë në fushën e biznesit. Konkretisht ky shtetas rezulton se si ortak i vetëm dhe në vijim edhe administrator, ka themeluar në vitin 2000 shoqërinë “Hermes” sh.pk., me veprimtari në fushën e telekomunikacionit, eksport-importit, televizionit, konsulencës financiare etj.

Në vitin 2003, shtetasi Arben Ahmetaj largohet nga kjo shoqëri, duke ia transferuar kuotat prej 63%, bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka. Ndërkohë, në më pak se një vit nga krijimi i shoqërisë “Hermes” sh.pk, shtetasi Arben Ahmetaj, rezulton se ka themeluar edhe shoqerinë “H-Communications” sh.a. me aktivitet në fushën e telekomunikacionit, konsulencë financiare, softëare, etj, duke mbajtur përveç cilësinë e aksionerit edhe atë të drejtorit ekzekutiv, ku si bashkëaksioner shfaqet shtetësja Vilma Nushi.

Në vitin 2004 edhe nga kjo shoqëri, shtetasi Arben Ahmetaj vendos të shkëputet, duke i shitur kuotat bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka Megjithatë, shtetasi Arben Ahmetaj vijon të qëndrojë i lidhur me shoqërinë e tij që në një moment të caktuar të jetës së tyre, bashkohen me njëra tjetrën, duke ofruar shërbimin e tij si konsulent i jashtëm.

Këtë gjë shtetasi Arben Ahmetaj, e deklaron në deklaratën e interesave private para fillimit te detyrës. nr. indeksi 00693 e vitit 2010, dorezuar pranë ILDKPKI mê date 31.03.2010, ku parashtron se ka fituar të ardhura në periudhen shtator 2005-janar 2008 shumën prej 1 050 000 leke Të dyja shoqëritë e mësipërme, në vitin 2007, bashkohen, duke u përthithur shoqëria Hermes sh.pk nga shoqëria II Communications dhe në vitin 2008, të gjitha aksionet e shoqërisë Communications sh.a. blihen nga shoqeria “Albania Online Service Provider” sh.p.k. ku shtetësja Albina Mançka, arrin të përfitojë nga kjo shitje, në vitin 2008 shumën prej 447.000 Euro dhe në vitin 2009 shumën prej 298 000 euro. Shtetasi Arben Ahmetaj vijon akoma të jetë i përfshirë në marrëdhëniet e mësipërme, kur më datë 16.09.2008, sipas kontratës së shërbimit nr. 7212 rep dhe 258 kol me shtetasin Hysen Ruka, i cili rezulton të jetë aksionar i shoqërisë “Binds Integrated Services sha”, me administrator shtetasin Petri Deti”, ofron shërbime të lidhura me përgatitjen e business case transaksionit, realizimin e negociatave per transaksionin, formatimin e kontratës së shitjes se aksioneve në lidhje me transaksionin, si dhe në përgjithesi asistence per finalizimin e suksesshem të transaksionit. Sipas nenit 4.1 shpërblimi që furnizuesi (shtetasi Arben Ahmetu) do të marrë, do të jetë në formën e një pagese mbi bazën e suksesit të transaksionit (Suçess Fee). Në deklaraten e interesave private para fillimit të detyrës, nr. indeksi 00693 e vitit 2010, dorezuar pranë ILDKPKI me datë 31.03.2010, shtetasi Arben Ahmetaj ka deklaruar se nga ky shërbim, për periudhen 15.09.2008-03.2009 ka përfituar shumën prej 45 000 euro.

Nga hetimi ka rezultuar se, i përfshirë në fushën e telekomunikacionit, ka qenë edhe shtetasi Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri), i cili në vitin 2008 ka themeluar shoqërinë “Fiber Netëork Albania”. me objekt ne fushen e telekomunikacionit etj. Gjithashtu edhe bashkejetuesja e shtetasit Mirel Mërtiri. shtetësja Stela Gugallja, shfaqet të ketë themeluar në vitin 2005 nje shoqëri po me objekt, sherbime qe lidhen me telekomunikacionin, etj, konkretisht shoqërinë “I-Tel 2005” sh.p.k. Ne vitin 2008 në këtë shoqëri është shtuar si ortak edhe shtetasi Arene Myrtezani.

Pikërisht gjatë vitit 2008, dokumentohet edhe njohja e shtetasit Arben Ahmetaj me shtetasin Mirel Mërtiri. Nga të dhënat e administruara nga kompania telefonike “Vodafone” me Nr. FRS/0704/ED. date 02.04.2010, ka rezultuar se nr. telefonik 0692081449 në përdorim nga shtetasi Mirel Mërtiri, për periudhën 03.03.2008-18.09.2008, ka 12 (dymbëdhjetë) telefonata me numrin telefonik 0692084711, në përdorim të shtetasit Arben Ahmetaj.

Shtetasi Mirel Mertiri, përgjatë viteve 2011-2012, punon përveçse në shoqërinë e mësipërme të themeluar prej tij (Fiber NetëorkAlbania), edhe në shoqërinë “Europian Technology Investiment Inc.”, themeluar me date 11.10.2008 nga Vasileos Theocharakis, Anna Maria Theocharakis dhe Despina Theocharakis, ku mban cilësinë e administratorit.

Përgjatë vitit 2012 deri nga mesi i vitit 2013, shtetasi Mirel Mértiri shfaqet të punësohet edhe në shoqërinë “Teo Alb” me administrator shtetasin Konstantinos Aloupis, të themeluar në vitin 2010 si degë e shoqërisë së huaj greke “Teotec Telecommunication and Information Commercial and Industrial sa (TEOTEC S.A), me seli ne Athine. Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie është Mates pa fije, energji elektrike dhe gaz. Fibra optike, rrjete shtyllash dhe shperndarje etj. Nga verifikimi i listépagesave rezulton që në shoqërinë “Teo Alb” me nipt 1.020120010 ka rezultuar si e punësuar edhe bashkëjetuesja e shtetasit Mirel Mërtiri, shtetësja Stela Gugallja si Drejtore.

Shtetasi Klodian Zoto. rezulton që në vitin 2010 ka themeluar shoqërinë “EMO” ku, ka qenë ortak i vetëm, me objekt sherbime kalibrimi, ngritje laboratoresh, sherbime metrologjike etj. Në datë 01.07.2013, në këtë shoqëri është shtuar si ortak Arene Myrtezani dhe është larguar Klodian Zoto.

Shtetasi Klodian Zoto, ne vitin 2010 rezulton të ketë themeluar edhe shoqërinë “Integrated Technology Services” sh.p.k. me objekt shërbime kalibrimi, ngjitje laboratorësh etj. Ndërkohë që në vitin 2010, krijohet shoqëria “Metronet” sh.p.k. me ortake themelues Dorian Veli. “Teoalb” sh.pk. Eriola Vogli dhe “Integrated Technology Services” sh.pk, me objekt shërbime kalibrimi etj. Në vitin 2012. shtetasi Dorian Veli, i shet kuotat e tij në këtë shoqëri, shtetases Ermonela Myrtezani.

Pra siç mund të konstatohet, që në vitin 2010, arrihet të lexohet nga aktet e administruara se është krijuar një pikë bashkimi në marrëdhëniet tregtare ku ishin të përfshirë tashmë shtetasit Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, pasi në krijimin e shoqërisë “Merroner” sh.p.k. si më sipër. rezulton të jenë përfshirë shoqëritë “Teulh” sh.p.k. ku shtetasi Mirel dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja Gugallja. mbanin pozicionin e drejtorit dhe shoqëria Integrated Technology Service sh.pk. (ITS) e shtetasit Klodian Zoto

Në vitin 2011, shoqërite “Ten Alb sh.pk, dhe “FMO” sh.p.k. krijojnë shoqërinë “Spurter” sh.pk. me objekt Sherbime kalibrimi si dhe ngritje laboratoresh, investimin, sherbime meteologjike. Teksa shihet. që shtetasit Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, bashkojnë forcat e tyre në bizneset e përbashkëta, duke krijuar në vijimësi shoqëri të ndryshme dhe duke qarkulluar të njëjtët persona nga njëra shoqëri në tjetrën. konstatohet se po aq rol aktiv në këto ndërmarrje ka edhe shtetësja Stela 08:53 BËA all 94%

Gugallja, bashkëjetuese e shtetasit Mirel Mërtiri. Nga të dhënat e administruara nga akti i ekspertimit të kompjuterave që i janë sekuestruar shtetasit Klodian Zoto, evidentohet për shembull, në një email te dates 30.10.2014. qe shtetasi Klodian Zoto në komunikim me shtetasit Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallja, i kalojnë njëri tjetrit listën e punonjësve të shoqërive “ITS”: “FMO”: “Miklo Construction”: “CGC”: “Artemis Farm”; “AÇ Albania Tech”, “Albtech Energy”, duke sjelle kështu edhe një provë tjetër, në drejtim të faktit që vlerësojmë tashmë të provuar, se të gjitha këto shoqëri, menaxhohen nga një dorë.

Konstatohet se, ndërkohë që shtetasit Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto rrisin bizneset e tyre, gjithashtu është rritur dhe përforcuar edhe marrëdhënia me personin nën hetim Arben Ahmetaj. Kjo lidhje e ngushtë, në fakt. shfaqet që anon më tepër me shtetasin Mirel Mërtiri, por ku në dijeni për çdo veprim të shtetasve Mirel Mertiri dhe Arben Ahmetaj, si edhe bashkëpunëtor me ta, është edhe shtetasi Klodian Zoto.

Nga kqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit Nr. 46 datë 17.03.2023, per ekspertimin e aparatit telefonik të markës “Blackberry”, me numër IMEI: 356200042977674, i cili është gjetur gjatë kontrollit të banesës së shtetases Albina Maçka, janë evidentuar të dhëna në interes për hetimin, të cilat tregojnë njohjen dhe marrëdhënien e ngushtë që ekziston ndërmjet shtetasit Klodian (Mirel) Mentiri dhe shtetasit Arben Ahmetaj. Ky aparat telefonik, vértetohet se ka qenë në përdorim nga shtetasi Arben Ahmetaj. Në rubrikën “Call log” ka rezultuar se ndërmjet shtetasit Arben Ahmetaj dhe numrit telefonik 00355682081449 i regjistruar me emrin Klod Mertiri, ka patur 138 komunikime telefonike, të cilat janë zhvilluar në periudhën kohore 21.07.2012-10.10.2012. Pra në një periudhe prej vetëm rreth tre muajsh. numri 138 i komunikimeve, tregon më së miri afrimitetin e këtyre shtetasve. Por ky afrimitet evidentohet edhe nga përmbajtja e këtyre komunikimeve. Në rubrikën “Instant Messages 3287 (1482) janë gjetur disa komunikime të zhvilluara ndërmjet numrit telefonik “00355682081449” regjistruar me emrin “Klod Mertiri” dhe përdoruesit të aparatit telefonik Blackberry, i cili identifikohet si Ben Ahmetaj. Këto komunikime nisin në datë 21.07.2012 në orën 14:50 dhe përfundojnë në datë 09.10.2012 ora 18:22. Te gjitha komunikimet rezultojnë të jenë fshirë, por janë rikuperuar gjatë ekspertimit të aparatit telefonik. Nga komunikimet ndërmjet tyre. ndër të tjera rezulton se, bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor, pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “Ola” nenkupton avella). “Fratelo” “Tigre i madh” etj. Disa prej mesazheve të shkëmbyera janë si më poshtë vijon:

Komunikimet e datës 24.07.2012: Ora 11:00:02. Klod Mertiri: Tek dreri jam un o la. Vonohesh

Ora 11:00:31. Arben Ahmetaj: Per pak. Jam akoma ne mbledhje grup…. Komunikimet e datës 25.07.2012: Ora 11:25.21, Klod Mertiri: Fratelo porosin ta kreva

Komunikimet e datës 30.07.2012: Ora 09:39:39, Klod Mertiri: Tek sky jam… Ora 14:03:23: OK. Me thuaj kur e ke per mhure.

Komunikimet e datës 06.08.2012: Ora 09:20:44. Klod Mertiri: Ok. Po vendose gje me thuaj deri ng ora 1 te pakten se neser ne mengjes tone nisem….

Komunikimet e datës 17.08.2012: Om 14:10:42. Klod Mertiri: Kam nja 2 ore qe jam kthyer ne Tirane Ti si po kalom unde Ora 14:11:31. Arben Ahmetaj: Ou qeke kihver tigre. Mir kalove?

Komunikimet e datës 23.08.2012: Ora 22:05:25, Klod Mërtiri: Rruge te mbare o la. Sot kishte zbritur githe udheheqja e PS ne Korce Ora 22:05:52. Arben Ahmetaj: Ishari fuar, po jam jashte shqiperise Komunikimet e datës 04.09.2012: Oma 17:17:54, Klod Mértiri: Fratele, sot vajti shume mire. Te lutem kur te mundesh me nis nje zile.

Komunikimet e datës 05.09.2012: Ora 08:06:02, Klod Mërtiri: Miremengjes. Ke kohe per kafe Komunikimet e datës 11.09.2012: Ora 17:08:09, Klod Mertiri: Fratelo si e ke kohen te takohemi…

Komunikimet e datës 12.09.2012: Ora 17:11:02, Klod Mertiri: Frutelo ke kohe te takohemi sor??

Komunikimet e datës 13.09.2012: Ora 11:59:22, Klod Mertiri: Para se te nisesh te lutem me tel Ora 12:00:17, Arben Ahmetaj: Ok…Ora 12:33:46: Po nisem Ora 12:34:17, Klod Mertiri: Ok. Po te pres

Komunikimet e datës 15.09.2012: Ora 15:27:50, Klod Mertiri: Fratele kemi ndonje gje??

Komunikimet e datës 17.09.2012: Ora 15:27:50, Klod Mertiri: Fratelo te lutem gjej pak kohe te takohemi sot se neser ne mengjes nisem ne greqi.

Komunikimet e datës 18.09.2012: Ora 12:03:09, Arben Ahmetaj: Po e bej te madhe shume

Komunikimet e datës 24.09.2012: Ora 18:36:23, Klod Mertiri: Fratelo si e ke kohen te takohemi Reser??

Komunikimet e datës 25.09.2012: Ora 07:10:27, Klod Mértiri: Miremengjes. Do e pijme ate kafen?? Ora 07:13:05. Arben Ahmetaj: Pas komisionit nese esht ok fratelo?

Ora 07:13:52, Klod Mertiri: Ti e vendos. Po te pres Ora 07:14:15, Arben Ahmetaj: Rrofsh

Ora 07:14:40, Klod Mertiri: Thank you.

Ora 08:53:26, Arben Ahmetaj: Hajde, ne le gjys tek sky Ora 08:53:51, Klod Mërtiri: Ok…Ora 12:14:22 Ku do jesh per nje ore? Ora 18:37:18: Cheler mo Ora 18:38:07, Arben Ahmetaj: Ne zyre. Per 10 min mbaroj…Ora 18:38:26 Je njeri ecesh ne jete.

Ora 18:39:21, Klod Mertiri: Thank you Sir. Takohemi neser a si do e leme.

Ora 18:44:00, Arben Ahmetaj: Si ece me kta?

Ora 18:44:25, Klod Mërtiri: Mire…

Ora 18:44:45. Arben Ahmetaj: Ca ke fratelo, ca ka ngec

I pyetur si person nën hetim, shtetasi Arben Ahmetaj, ka pretenduar se me shtetasin Mirel Mertiri nuk i kujtohet sakiesisht, ndoshta edhe mund te kete qene ndonje komunikim telefonik, por jo komunikime telefonike frekuente mund te kete qene ndonje komunikim rastësor.

Siç mund te shihet ky pretendim i personit nën hetim, bie ndesh me tërësinë e provave të administruara.

Në fakt të dhënat e përftuara si me sipër nga telefoni që ka qenë në përdorim të shtetasit Arben Ahmetaj, përputhen me të dhënat e ekstraktuara si rezultat i ekspertimit të kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, ku janë evidentuar të dhëna me interes. si komunikime të kryera mes shtetasve Klodian Mertiri (alias Mirel Mertiri) dhe shtetasit Arben Ahmetaj si dhe komunikime te vetë shtetasit Mirel Mërtiri me shtetasin Klodian Zoto. Këto komunikime rezultojnë të jenë shkarkuar në kompjuterat e sekuestruara nga vetë përdoruesit e kompjuterave. Edhe gjatë këtyre komunikimeve, të zhvilluara mes shtetasve Arben Ahmetaj dhe Mirel Mertiri, ata shpesh e thërrasin njëri tjetrin me epitete si “tigre” apo “fratele”. Njohjet ndërmjet shtetasve të mësipërm, nuk shfaqen thjesht nga komunikimet e përftuara nga të dhënat e ofruara nga akti i ekspertimit kompjuterik por, ato përputhen edhe me të dhënat e administruara nga sistemi TIMS. Kështu rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj është evidentuar, me disa hyrje-dalje të përbashkëta me shtetasin Mirel Mërtiri dhe këto udhëtime të përbashkëta kanë zgjatur ndër vite. Dyshimi se këto udhëtime janë të përbashkëta nuk mbështeten vetëm nga të dhënat e sistemit TIMS por edhe nga një sërë provash, siç janë ato të parashtruara më sipër apo ato që parashtrohen në vijim. Mund të përmendim për shembull që nga bisedat e shkarkuara në kompjuterat që i janë nënshtruar ekspertimit. sende këto të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, evidentohen bisedime në lidhje me udhetimet dhe qëndrimet e përbashkëta. Keshtu mund të shihni bisedën e datës 18.10.2012 kur Mireli pret Arbenin per rezervimin, komunikon me Agjensinë e Udhetimit Mediterian Travel & Tours per guest Arben Ahmetaj, dhe pagesën e ben vete Mireli, bisedon me Arhenin per hotel Electra Palace etj. Në fakt kjo bisedë përputhet me të dhënat e sistemit TIMS pusi rezulton se shtetasi Mirel Mertiri, me date 17.10.2012. ora 07:31. del nga PKK Rinas me linjen ajrore Olympic

-OA 115/116 Athinë dhe dy ditë më pas, shtetasi Arben Ahmetaj më datë 19.10.2012, ora 17:06, del nga PKK Rinas me linjën ajrore Belleair-Athina 985-986 dhe në vijim të dy këta shtetas kthehen në Shqipëri me 21.10.2012, ora 16:36. 10.37 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore Olympic OA 115/116 Athinë. Rezulton që në bisedat qe Mireli bën me Arbenin. diskutojnë edhe për nje person me emrin “renz i cili është akomoduar bashkë me ta në hotelin Elektra, për të cilin Arbeni shpreh rezerva dhe e pyet Mirelin nëse e ka te besuar ku ky i fundit e qetëson madje e bën me dije se “renzi” do ike para tyre per te mos i vene ne siklet. Personi që identifikohet si Renzi, në bisedat e mësipërme. nga të dhënat e administruara deri tani, ekziston dyshimi i mbështetur në prova, se është shtetasi Arene Myrtezani. Për më tepër shihni rakordimin e udhëtimit të kryer prej tij në të njëjtën periudhë si me sipër, me bisedat e zhvilluara mes shtetasve Arben Ahmetaj dhe Mirel Merti (rubrika e udhetimeve).

Shtetasi Arene Myrtezani deri në muajin tetor 2012. rezulton të ketë qenë i punësuar pranë Ministrisë së Financave. Ai është një personazh që shfaqet i lidhur ngushtë me shoqëritë tregtare të shtetasve Mirel Mërtiri. Stela Gugallja, Klodian Zoto. Pas largimit nga Ministria e Financave konstatohet që përveç përfshirjes së mëparshme në subjektet tregtare të sipërcituara, në muajin shtator 2013 rezulton të punësohet pranë shoqërisë FMO të themeluar nga shtetasi Klodian Zoto. për të vijuar në muajin korrik 2015 me punësimin pranë shoqërisë Albick Energy sh.pk dhe nga prilli 2016 pranë shoqërive ITS dhe Ecouth FR deri në shkurt 2020.

Gjithashtu nga të dhënat e sistemit TIMS janë evidentuar edhe disa udhëtime të përbashkëta të shtetasit Klodian Zoto me shtetasin Arben Ahmetaj, megjithëse jo aq të shpeshta si të shtetasit Arben me shtetasin Mirel. Keshtu mund të përmendim udhëtimin e datës 27.01.2012 kur janë nisur në drejtim të Greqisë megjithëse jo me të njëjtën makinë (sqaruar me hollesisht ne rubriken e udhetimeves apo udhëtimin e datës 12.04.2013 te shtetasit Arben Ahmetaj kur del nga territori i R.Shqipërisë me linjen ajrore ALITALIA-AZ 510/507 ROME. nderkohë që shtetasi Klodian Zoto ka dalë një ditë më parë, pra në datë 11.04.2013 ora 11.20 me të njëjtën linje. Kthimi i këtyre shtetasve bëhet bashkë, më datë 14.04.2013 ora 11.47 shtetasi Arben Ahmetaj dhe ora 11.44 shtetasi Klodian Zoto, me linjen ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME

Edhe nga kqyrja e të dhënave kompjuterike të ndodhura në njësinë qendrore kompjuterike e marke’s “COOLERMASTER” me numer serie “RC942KKN11123000457, të nxjerra në kuadër të aktit të Ekspertimit nr. 93. date 21.04.2022. ka rezultuar se në aplikacionin Magnet AXIOM Examine konkretisht në rubrikën “Media” dhe folderin “Videos” dhe “Pictures” rezulton një regjistrim Video e cila mban datën 01.10.2012 ku shfaqet shtetasi Arben Ahmetaj duke konsumuar një darkë së bashku me disa persona të tjerë dhe ndërmjet tyre edhe me shtetasin Mirel Mërtiri, të paraqitura në disa foto/fragmente “screenshot” si më poshtë. Videoja e plotë është shkarkuar në nje CD, e cila shoqëron procesverbalin e kqyrjes.

S'KA KOMENTE