Makina përplas per vdekje 40-vjeçarin që drejtonte motorin

Makina përplas per vdekje 40-vjeçarin që drejtonte motorin

608
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Shalës të Cërrikut. Siç bëhet me dije, një makinë ka përplasur për vdekje një 40-vjeçar që po drejtonte një motor.

Mësohet se shoferi i makinës ka ikur nga vendngjarja.

Ndërkohë policia ndodhet aty dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Belsh/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

S'KA KOMENTE