Lëndohen 3 policë ,arrestohet organizatori i sulmeve ndaj KFOR-it në veri

Lëndohen 3 policë ,arrestohet organizatori i sulmeve ndaj KFOR-it në veri

77
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicë, që rezulton të jetë drejtues i Mbrojtjes Civile në Veri, si dhe ka bërë të ditur faktin se tre policë janë lënduar. Mehmeti tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti për Express.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka bërë publik edhe emrin e të dyshuarit, Milun Milenkovic- Llune. Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe se 3 prej tyre janë lënduar. “Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.

S'KA KOMENTE