Laboratori i kokainës në Frakull, Fier -SPAK jep pretencën, kërkon 93 vite...

Laboratori i kokainës në Frakull, Fier -SPAK jep pretencën, kërkon 93 vite burg për 10 të akuzuarit

83
SHPËRNDAJE

Spak jep pretencën për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. Mesohet se Spak kërkon në total dënimin me 93 vite burg për 10 të akuzuarit.

Per shkak te gjykimit te shkurtuar, te akuzuarit perfitojne uljen e 1/3 se denimit ne rast se shpallen fajtor.

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Mesohet se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.Ne operacionin e policise u arrestuan 15 persona pasi kanë dalë në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. 

S'KA KOMENTE