Greqi/Digjet 42-vjeçari duke pjekur mishin,përfundon në spital

Greqi/Digjet 42-vjeçari duke pjekur mishin,përfundon në spital

5171
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar në Selanik ka marrë djegie të rënda në trup teksa po piqte qengjin në hell dhe ka derdhur alkool për ta forcuar zjarrin, për pasojë flakët e kanë përfshirë brenda pak sekondash.

Ngjarja ka ndodhur në Evosmos, të dielën e Pashkëve. Kur burri tentoi të shtonte zjarrin duke hedhur alkool, ai u ndez duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi në trupin e tij, sipas ERT.

Një ambulancë e EKAV-it e dërgoi në spitalin Papanikolaou, ku po trajtohet për të pestën ditë në ICU për djegiet. Shkalla e djegieve në trupin e 42-vjeçarit është shumë e madhe , por gjendja e tij shëndetësore vlerësohet e qëndrueshme nga mjekët.

S'KA KOMENTE