Trazirat në Athinë pas vrasjes së një tifozi, anulohet takimi i Ballës...

Trazirat në Athinë pas vrasjes së një tifozi, anulohet takimi i Ballës me homologun grek

214
SHPËRNDAJE

Takimi i planifikuar mes Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut grek, Giannis Oikonomou është anuluar për shkak të trazirave  të regjistruara të hënën në Athinë mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagrebit, ku për pasojë humbi jetën një i ri.

Balla dhe Oikonomou do të takoheshin në Qendrën e Përbashkët Operacionale në Kakavijë, ndërsa tashmë takimi i përbashkët do të zhvillohet nga drejtorët e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë.

Një 22-vjeçar grek humbi jetën mbrëmjen e së hënës (7 gusht) në Athinë, për shkak të përleshjeve mes tifozëve të AEK dhe të Dinamo Zagrebit. Tetë persona mbetën të plagosur, tre grekë dhe 5 kroatë. 96 persona të përfshirë në incident janë arrestuar nga autoritetet greke.  

Ndeshja mes dy skuadrave, asaj kroate dhe asaj greke, ishte planifikuar këtë të martë (8 gusht), ndërsa pas ngjarjes, nuk dijet nëse përballja do të mbahet sërish.

S'KA KOMENTE