Kryetarët e bashkive 3 muaj kohë për adresat në çdo lagje, gjoba...

Kryetarët e bashkive 3 muaj kohë për adresat në çdo lagje, gjoba nëse nuk përmbushet

706
SHPËRNDAJE

61 kryetarët e bashkive do të kenë 3 muaj kohë për të vendosur adresat në çdo lagje e po ashtu në çdo banesë. Për këtë qëllim ministria e Brendshme ka propozuar një ligj të posaçëm ku nëse afati nuk zbatohet do të ketë gjobë.

Për ta bërë edhe më të detyrueshëm skemën propozohet që faturën mos ta paguajë pushteti vendor, por vetë kryetari i bashkisë dhe shuma shkon në 100 mijë lekë.

Menjëherë pasi ligji të miratohet në parlament dhe të hyjë në fuqi, administrate vendore do të raportojë te drejtoria e gjendjes civile për situatën por edhe hartën e të dhënave.

Kjo për të pasur edhe një regjistër më të plotë e me të dhëna të detajuara për çdo familje. Në regjistrin kombëtar të adresave, do të përcaktohet pozita gjeografike, gjatësi, gjerësi dhe gjurma gjeohapësinore.

Këto elemente do të bëjnë edhe më të thjeshtë adresën sa i përket postës, por edhe policisë apo dhe shërbimeve të tjera

Kujtojmë se nisma do të duhej të përmbyllej ne vitin 2016, ndaj dhe gjobitja e drejtpërdrejtë e kryetarëve të bashkisë shihet si mundësia më e mirë e realizimit.

S'KA KOMENTE