Këshilli Bashkiak i Fierit shkarkon me shumice votash nenkryetarin e PD

Këshilli Bashkiak i Fierit shkarkon me shumice votash nenkryetarin e PD

252
SHPËRNDAJE

NJOFTIM PËR SHTYP

Sot në datë 15.04.2024, u zhvillua Mbledhja e Këshillit të Bashkisë Fier.
Në përfundim të mbledhjes nga ana e Këshillit Bashkiak Fier u morën këto vendime:

  1. Vendim për deklarimin e mbarimit të parakohshem të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak Fier, për këshilltaren M.L, përfaqësuese e Partisë Socialiste.
  2. Vendim për dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak Fier, për këshilltaren B.C, përfaqësuese e subjektit politik PDIU, në zbatim të vendimit nr 36 dt.09.04.2024 të KQZ; kryerjen e betimit solemn, dhe firmosjen e formulës së betimit nga kjo këshilltare
  3. Vendim për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Sh.T, Lagja 1 Maji, Njësia Administrative nr 1, i dëmtuar nga zjarri i datës 16.03.2024.
  4. Vendim për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit T.B, Fshati Kraps, Njësia Administrative Portez, i dëmtuar nga zjarri i datës 15.03.2024.
  5. Vendim për miratimin e aktit të themelimit dhe statutit, të Shoqërisë Aksionare të përbashkët të themeluar nga gjashtë bashkitë e qarkut Fier “Shoqëria e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier” sh.a
  6. Vendim për rishpërndarje fondesh në buxhetin e Bashkisë Fier, të miratuar me VKB nr 133 dt.21.12.2023
  7. Vendim për shkarkimin nga detyra të Zv/Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier, Z. E. Jaupaj, mbi bazën e mocionit të mosbesimit të paraqitur nga një grup këshilltarësh.
    Në mbledhjen e këshillit bashkiak ishin prezent 40 këshilltarë, nga 51 anëtarë që ka gjithsej Këshilli Bashkiak Fier
    Në procesin e votimit të fshehtë, për shkarkimin e ZvKryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier, Z. E. Jaupaj, morën pjese 35 këshilltarë, nga të cilët 29 këshilltarë votuan pro shkarkimit dhe 6 këshilltarë votuan kundër.

    Vendimi për miratimin e aktit të themelimit dhe statutit të Shoqërisë Aksionare të përbashkët të gjashtë Bashkive të Qarkut Fier “Shoqëria e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier” sh.a, u miratua me 35 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 absternim.
    Vendimi për rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e bashkisë dhe ngurtësimin e shumës prej 5.100.000 lekë, që i përket shlyerjes së kontributit në para, të 51% të aksioneve, të aksionerit Bashkia Fier në Shoqërinë Aksionare të përbashkët të gjashtë Bashkive të Qarkut Fier “Shoqëria e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier” u miratua 38 vota pro dhe 1 vota kundër dhe 1 absternim.
    Vendimet e tjera u miratuan me unanimitet nga këshilltarët prezent në mbledhje.

S'KA KOMENTE