Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e masës së sigurisë

Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e masës së sigurisë

37
SHPËRNDAJE

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u la në burg në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ka ankimuar vendimin e GJKKO.

Burime për Faxneës bëjnë me dije se Malltezi ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm.

Të hënën ai u la në burg në lidhje me dosjen “Partizani” për dy akuzat që rëndonin ndaj tij: “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, Malltezi, përmes privatizimit të ish-kompleksit dhe shndërrimit në qendër banimi, ka përfituar 5.4 milionë euro.

Malltezit iu sekuestruan edhe 25 pasuri, mes tyre edhe një vilë në Gjirin e Lalëzit.

S'KA KOMENTE