Iu zbulua mbi 1 kg kokainë me vlerë 100 mijë euro në...

Iu zbulua mbi 1 kg kokainë me vlerë 100 mijë euro në banesë, pranga të riut shqiptar në Itali

246
SHPËRNDAJE
Cocaina Fiano Romano

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap në banesë me mbi 1 kg kokainë, me vlerë 100 mijë euro. Arrestimi i 25-vjeçarit u bë nga karabinierët e Monterotondos në Fiano Romano.

I riu, u kap teksa i jepte një dozë kokaine një blerësi, u ndalua nga policia. Ndërkohë, lëvizjet e tij të dyshimta, bënë që policia të nisë hetimet dhe të zbulojë sasinë e kokainës në banesën e tij. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Operacioni çoi në sekuestrimin e gjithsej 1 kg 250 gram kokainë, 43 gramë marijuanë dhe rreth 30 mijë euro cash.

S'KA KOMENTE