Gjeneva qyteti me banore nga 187 shtete te ndryshme te botes

Gjeneva qyteti me banore nga 187 shtete te ndryshme te botes

562
SHPËRNDAJE

Në këtë qytet ka më shumë organizata joqeveritare krahasuar me çdo vend tjetër, 33 të tilla. Këtu kanë selitë Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara dhe prania e kaq shumë identiteteve i jep atij një ndjesi globale. Më shumë se 40% e rezidentëve nuk janë zviceranë dhe vijnë nga 187 kombësi të ndryshme

Një parajsë për të ardhurit dhe shumë i dashur për vendasit, Gjeneva tërheq njerëz nga anembanë botës, sepse jep shumë mundësi ekonomike, pamja buzë liqenit është e mrekullueshme dhe peizazhi i Mont Blanc, i jashtëzakonshëm.

Në këtë qytet ka më shumë organizata joqeveritare krahasuar me çdo vend tjetër, 33 të tilla. Këtu kanë selitë Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara dhe prania e kaq shumë identiteteve i jep atij një ndjesi globale. Më shumë se 40% e rezidentëve nuk janë zviceranë dhe vijnë nga 187 kombësi të ndryshme. Karakteristikë e këtij qyteti është siguria e madhe, neutraliteti dhe rehatia që u ofrohet personazheve të famshëm politikë dhe ekonomikë. Këto e kthejnë Gjenevën në magnet për institucionet e huaja që sjellin me vete edhe shumë punonjës nga pas.

Për më tepër që falë linjës hekurudhore është e lehtë që të shkosh në qytetet franceze të Lionit dhe Anesisë, si dhe ato zvicerane të Cyrihut dhe Bazelit, të gjitha mund të arrihen brenda tri orëve.

Kurse në dimër, skitë janë sporti më i preferuar dhe ai tradicional dhe resortet e Megeve-së, Port du Soleil-it, Verbier-it dhe Zermatt-it janë më të frekuentuarit.

Jo të gjithë e kanë të lehtë që të jetojnë në Gjenevë. Dhe kjo, sepse ky qytet është i treti me koston më të lartë të jetesës, pas Nju Jorkut dhe Zyrihut. “Por në Gjenevë, edhe rrogat janë ndër më të lartat në botë dhe punonjësit fitojnë shumë dhe kanë mjaft përfitime”, theksoi Viquerat.

Transporti publik është i lirë. Abonimi mujor kushton sa gjysma e shumës që duhet paguar në Nju Jork.

Kur bëhet fjalë për të ngrënë jashtë, çmimet janë të kripura. Por ka supermarket që bëjnë oferta të mira. Gjithsesi, për të huajt është mjaft e vështirë që të paguajnë për një kriko të madhe birre 9 euro. Gjithsesi, edhe kjo nuk i ka penguar banorët nga 187 shtete të botës, që ta thërrasin Gjenevën, shtëpi.

 

S'KA KOMENTE