Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimimin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i...

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimimin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i Himarës mbetet pas hekurave

313
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri mbetet pas hekurave. 

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij. 

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, qe e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij. Dy ditë më parë gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

S'KA KOMENTE