Balla: Do të intensifikojmë betejën kundër narkotikëve, luftë sistematike në të gjithë...

Balla: Do të intensifikojmë betejën kundër narkotikëve, luftë sistematike në të gjithë territorin

93
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pasi ditën e sotme u arrestuan edhe 2 persona të tjerë, në kuadër të operacionit anti-drogë “Rrjeti”.

Balla premton se beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar.

Ndërkohë nuk ka lënë pa falenderuar prokurorinë dhe policinë e Elbasanit.

Postimi i Ballës:

Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo

S'KA KOMENTE