Flakët në pyje e kullota jashtë kontrollit, shkrumbohet shtëpia në Fier

Flakët në pyje e kullota jashtë kontrollit, shkrumbohet shtëpia në Fier

2022
SHPËRNDAJE

Zjarri ka pushtuar siperfaqe me pyll dhe ullishte ne Kraps. Fieri është një ndër qytetet që ka pasur probleme sa u përket vatrave aktive të zjarrit, ku së fundmi si pasojë e flakëve është shkrumbuar një banesë në fshatin Kraps.

Familjarët shprehen se e kishin të pamundur që të shuanin flakët dhe u janë djegur çdo gjë që ndodhej brenda shtëpisë.

Shtëpia u përfshirë nga flakët, na u dogjën të gjitha. Se mos kemi gjë tjetër ne këtë ship kishim”, ka thënë banorja.

Ndër të tjera ato shprehen se rrezikuan edhe veten për të shuar flakët por e kishin të pamundur.

Na u dogj shtëpia, zjarri erdhi nga pylla. E kishim të pamundur ta fiknim jam djegur dhe çarë dhe vetë”, ka thënë qytetari.

S'KA KOMENTE