Blinken në Shqipëri, DASH publikon AGJENDËN, “blindohet” Tirana

Blinken në Shqipëri, DASH publikon AGJENDËN, “blindohet” Tirana

24
SHPËRNDAJE

Në kuadër të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për sigurinë gjatë ditës së nesërme.Kështu mësohet se mbi 1 mijë forca policie do të jenë në terren për të monitoruar çdo lëvizje të palejuar në akset rrugore që do të bllokohen gjatë së enjtes.Mësohet se të angazhuara do të jenë edhe efektivë të reparteve speciale, FNSH, RENEA dhe FSK.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojë Blinken, janë vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Ndërkohë, në fasadën e Fakultetit Politeknik, është vendosur një poster gjigant i zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”.

S'KA KOMENTE