Fier-Përshtati lokalin e tij, për shitje të kokainës, arrestohet 39-vjeçari

Fier-Përshtati lokalin e tij, për shitje të kokainës, arrestohet 39-vjeçari

1415
SHPËRNDAJE

Patos, Fier/Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor antidrogë i koduar “Vëzhgimi”.

Përshtati lokalin e tij, për shitje të dozave të kokainës, arrestohet 39-vjeçari.

Sekuestrohen 298 doza të lëndës narkotike kokainë, përzirës për këtë lëndë, peshore elektronike, para të përfituara nga shitja e dozave, një këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për një rast të përshtatjes së një lokali në Patos, për shitjen në doza, të drogave të forta, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

S'KA KOMENTE